4 ushtarakë shqiptarë në bordin e helikopterit të Forcës Ajrore “Cougar” po ktheheshin nga Franca pas një remonti të planifikuar të mjetit fluturues ushtarak.

Sipas mediave italiane helikopteri ishte nisur nga Franca aty ku po riparohej dhe më pas ishte ndalur tranzit në Itali për të shkuar në Shqipëri.

Gjatë udhëtimit, pak pas nisjes nga Franca dhe nga hangarët e servisit të kompanisë, përgjegjëse për servisin, Airtelis s.a.s, pilotët shqiptarë kanë identifikuar rrjedhje të vajit.

Helikopteri ka patur temperaturë të lartë në transmision dhe pilotët kanë konstatuar rrjedhje vaji.

Ky ishte defekti i dytë që helikopteri pëson brenda 1 jave 2 herë.

Pasi kishte pësuar defekt ishte nisur nga Shqipëria drejt Francës për t’u riparuar.

Pas garancisë së kompanisë franceze se defekti u eliminua, helikopteri është nisur në fluturim më 23 korrik ku pak minuta pas ngritjes nga toka ka dhënë sinjalet e temperaturës së lartë në transmision duke bërë ulje të detyruar në Pescara.

Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri është futur sërish në servis ku ka qëndruar dy ditë.

Kompania franceze me 23 korrik deklaroi se e riparoi defektin, por helikopteri pësoi defektin e dytë.

Pas rregullimit të defektit dhe herën e dytë, helikopteri u nis sërish, por pësoi sërish të njëjtin defekt të rrjedhjes së vajit duke detyruar ekuipazhin të bënte një ulej të detyrueshme, ku fatmirësisht u shmang tragjedia.

Ngjarja në fakt është e disa javëve më parë, por në ministri po mundohen që ta izolojnë që mos të dalin përgjegjësit për harxhimin e kotë të shpenzimeve të riparimit, dhe këtë defekt që ka ndodhur disa herë po mundohen ta tenderojnë dhe ta bëjnë dhe një herë nga e para.

 

Vala-News.com