Edhe Melania Trump po i kërkon bashkëshortit Donald Trump të pranojë publikisht humbjen, raporton CNN.

Sipas CNN, Zonja e Parë iu është bashkuar të gjithë atyre që i kërkojnë presidentit në ikje të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar nisjen e betejës ligjore.

Megjithëse ajo nuk ka komentuar publikisht për zgjedhjet, privatisht Melania Trump ka peshuar mendimin e saj, i tha një burim CNN.

“Ajo i tha atij mendimin e saj, siç bën gjithmonë”, i tha burimi CNN.

Nuk dihet ende reagimi i Presidentit në largim për propozimin e Kushner, i cili konsiderohet si një person me besim absolut dhe ndërsa ai ka njoftuar se do të apelojë në gjykatë të hënën, duke mohuar në praktikë rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë nuk do të pushoj derisa populli amerikan të ketë numrin e ndershëm të votave që meriton dhe që demokracia kërkon”, tha Trump në deklaratë, e cila shpjegon se beteja ligjore e fushatës do të fillojë të hënën.

Zëvendës menaxherja e fushatës së Biden-Harris, Kate Bedingfield tha të shtunën në mbrëmje se nuk kishte pasur asnjë komunikim midis Biden dhe Trump, ose midis ndonjë përfaqësuesi nga të dy fushatat.

Biden fitoi presidencën të shtunën pasi kryesoi Pensilvaninë, duke e bërë atë që të marrë mbi 270 vota elektorale të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Trump, i cili ishte duke luajtur golf në Sterling, Virginia, të shtunën kur u dha njoftimi, nuk e ka mohuar rezultatin e zgjedhjeve, të paktën privatisht, thanë burimet për CNN. Por ai po vazhdon të shtyjë avokatët e tij për të ndjekur sfida ligjore që do të vononin certifikimin zyrtar të rezultateve.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, i cili kohët e fundit doli pozitiv me koronavirus, diskutoi hapat e ardhshëm me ekipin ligjor të shtunën.