Sekretari i Pergjithshem i PD-së Gazment Bardhi e ka cilësuar shtyrjen e seancës në Kushtetuese një taktikë të qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin e kërkesës së 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Referuar pretendimit të qeverisë në seancë se dy firmëtarë nuk janë më deputetë, Bardhi tha se në kohën e depozitimit të kërkesës Grida Duma dhe Alfred Rushaj kanë qenë në detyrë.

“Kolegët tanë deputetë kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Një taktikë për të zvarritur dhe më tej shqyrtimi ne kësaj çështjeje. E kemi depozituar që në tetor, do duhet të kishim një shqyrtim shumë kohë më parë nga ana e gjykatës. Me sa duket Këshilli i Ministrave ka vendosur të zvarrisë dhe më tej këtë çështjes. Është fakt publik dhe grupi parlamentar ka më shumë se 28 anëtarë, por ky është një pretendim absurd i Këshillit të Ministrave, krejtësisht i pabazuar në Kushtetutë dhe ligj dhe bëhet vetëm me qëllimin për të fituar kohë”, deklaroi Bardhi.

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe
BW FLASH NEWS

BANORËT E BËRXULLËS FUTEN NË HIPOTEKË, KËRKOJNË TË TAKOHEN ME DALLËNDYSHE BICIN, POR S’U HAPET DERA: KENI 24 ORË AFAT TË NA PËRGJIGJENI, NDRYSHE DO TË…“SHANTAZH NDAJ ANËTARËVE TË KUSHTETUESES”, BARDHI AKUZON RAMËN: TË NDALË SULMET NDAJ GJYKATËSPREVIOUSNEXT
Fillimi > -Politikë
Shtyrja e seancës në Kushtetuese, Bardhi: Taktikë e qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin. Duan të fitojnë kohë. Jemi në gjendje të sjellim dhe 28 firma të tjera
11 Prill, 2023 10:57Bardhi GazmendMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi e ka cilësuar shtyrjen e seancës në Kushtetuese një taktikë të qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin e kërkesës së 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Referuar pretendimit të qeverisë në seancë se dy firmëtarë nuk janë më deputetë, Bardhi tha se në kohën e depozitimit të kërkesës Grida Duma dhe Alfred Rushaj kanë qenë në detyrë.

“Kolegët tanë deputetë kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Një taktikë për të zvarritur dhe më tej shqyrtimi ne kësaj çështjeje. E kemi depozituar që në tetor, do duhet të kishim një shqyrtim shumë kohë më parë nga ana e gjykatës. Me sa duket Këshilli i Ministrave ka vendosur të zvarrisë dhe më tej këtë çështjes. Është fakt publik dhe grupi parlamentar ka më shumë se 28 anëtarë, por ky është një pretendim absurd i Këshillit të Ministrave, krejtësisht i pabazuar në Kushtetutë dhe ligj dhe bëhet vetëm me qëllimin për të fituar kohë”, deklaroi Bardhi.

Ai tha se nëse gjykata çmon që ka nevojë për më shumë se 28 firma se ato në dosje, ne jemi të gatshëm të depozitojmë dhe 28 të tjera.

“Grupi i PD ka më shumë se 28 firma dhe çdo opozitar do ishte i gatshëm të kundërshtonte një akt jokushtetues të Edi Ramës”, tha deputeti i PD.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë presion për këtë çështje.

“Një kryeministër i lejon vetes që për një çështje konkrete të bëjë disa deklarata. Uroj të mos jetë taktikë për të blerë kohë që të vazhdojë shantazhin nga anëtarëve të Kushtetueses. Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta”, tha Bardhi.