Inteligjenca ukrainase thotë se elita ruse dëshiron të largojë Putinin nga pushteti sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të rivendosë lidhjet ekonomike me Perëndimin

Një grup njerëzish me ndikim po formohet mes elitës së biznesit dhe politikës ruse, të cilët nuk e mbështesin regjimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe po planifikojnë deri edhe ta vrasin atë, thanë mediat ukrainase, duke cituar burime nga agjencia kryesore e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Nuk dihet ende nëse informacioni i lëshuar është i vërtetë apo është pjesë e luftës propagandistike.

Të njëjtat burime thonë se një pjesë e elitës politike zgjodhi Alexander Bortnikov, presidentin e FSB-së, Shërbimit Federal të Sigurisë, si pasues të Putinit. Ata shkruajnë se Bortnikov nuk gëzon më simpatinë e Putinit dhe arsyeja e dobësimit të ndikimit të tij janë gjykimet e gabuara në luftën kundër Ukrainës.

Bortnikov dhe departamenti i tij ishin përgjegjës për analizimin e qëndrimeve të popullsisë ukrainase dhe kapacitetin e ushtrisë ukrainase, shtoi ai.

Bortnikov dhe disa anëtarë të tjerë me ndikim të elitës ruse, sipas inteligjencës ukrainase të cituara nga “Ukrainian Pravda”, po shqyrtojnë opsione të ndryshme për rrëzimin e Putinit, qoftë helmim, sëmundje të papritur, por edhe aksidente të tjera.

Siç është raportuar, është e mundur që këto procese të lidhen me rrjedhjen e fundit të informacionit në lidhje me vendndodhjen e ushtarëve çeçenë në veri të Kievit. Sipas burimeve të inteligjencës, rrjedhja kishte për qëllim të dobësonte ndikimin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, por edhe një përpjekje për të vendosur bashkëpunim me autoritetet ukrainase, duke anashkaluar udhëheqjen aktuale të Federatës Ruse.