Aristotel SPIRO

Mjaft poezi të Lasgushit janë të vështira për t’u përkthyer. Por nuk janë të papërkthyeshme. Nevojitet njohja e brendshme e teknikave të poetit, por edhe njohja e thellë poetike e gjuhës mbërritëse, në atë masë që lojërat fjalëformuese të origjinalit të jepen në mënyrë përkatëse në përkthim.
Por është edhe një kategori tjetër poezish, ato të mbështetura mbi folklorin, të cilat janë më miqësore ndaj përkthimit. Një poezi të tillë pata përkthyer në gjuhën greke shumë kohë më parë, në vitet e mia të gjimnazit. Duhet të ketë qenë viti 1980. Kur ia tregova mësueses së letërsisë vjershën e përkthyer, pa e lexuar, tundi kokën në shenjë mosbesimi, meqenëse problemi i papërkthyeshmërisë së Lasgushit ka qenë – dhe është edhe akoma – një lloj aksiome në tërësinë e njohurive për veprën e tij.
Mirëpo, shumë kohë ka kaluar që atëherë, dhe, megjithë përpjekjet e mia për ta mohuar këtë përkthim timin, prapë e lexoj me kënaqësi sa herë i rikthehem.
Po e postoj më poshtë duke ndrequr edhe ato gabime drejtshkrimore, që në kushtet e vetëmësimit të një greqishteje më intelektuale, ishin të pashmangshme.

ΛΑΣΓΚΟΥΣ ΠΟΡΑΝΤΕΤΣΙ (1899-1987)

ΠΗΡΑ ΤΗ ΦΙΛΗ ΜΟΥ ΚΟΝΤΑ

Πήρα τη φίλη μου κοντά
και περπατήσαμε σιγά,
πήγαμε πέρα, μακριά.

Η μέρα πάει, σουρούπωσε,
η νύχτα όταν μας σκέπασε
στον κόρφο η νια μου έπεσε.

Γαλήνια λίμνη, τι βροντάς!
Λίμνη, τι λες όταν βογκάς!
Μην είδες στο χαλίκι εμάς;

Και τη στιγμή που νοσταλγώ
ούτε πεθαίνω ούτε ζω.
Αχ, λίμνη, αχ, θα τρελαθώ!

Μετάφραση:. Αριστοτέλη Σπύρου

LASGUSH PORADECI (1899-1987)

E MORA SHOQEZËN PËRKRAH

E mora shoqezën përkrah,
e matmë rrugën ca nga ca,
sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoi,
pa zuri nata na mbuloi,
pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqen i qet!
Liqen, ti ç’thua ndaj buçet!
Çfar’ pe, liqen mi zall të shkretë?

E çastin kur e sjell ndërmend,
kur sjell ndërmend, ah, atë vend,
as rroj, as vdes, po jam pa mënd.

_____