Nga Mentor KIKIA

Ndodh, që në tubime të tilla, ku nuk ka podium dhe protokoll, të spikasim edhe njerëz me ide të reja.
Aty e merr fjalën kushdo, dhe kjo është një gjë e mirë, pasi nuk ka bërë kush një listë me folësit që do të ngjitek tek shkallët e pallatit.
Kjo u jep mundësi të rinjve të shpalosin idealizmin, vullnetin dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në politikë.
Pra, është një lloj kuvendimi që u jep mundësi të gjithëve të thonë fjalën e tyre.
Kam dëgjuar në rrjet shumë njerëz të panjohur publikisht me një artikulim mbresëlënës.

Mejdani i Rrugicës së Salës mund të ishte një mundësi e artë për ta ringritur opozitën me njerëz të rinj, që nuk shkojnë aty për interesa, por për idealizëm. Kjo do të ishte vërtet Rruga e Shpresës për opozitarizmin.

Por, për sa kohë ata njerëz do mblidhen aty për të shprehur adhurimin hyjnor për Sali Berishën apo, edhe më keq, për t’i treguar atij se nuk është vetëm në këtë përballje me drejtësinë, nga Rruga e Salës nuk mund të ketë Shpresë.