Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur përfundimin e misionit të SHBA-ve për 20 vjet në Afganistan.

“Mbrëmë në Kabul, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund 20 viteve të luftës në Afganistan – lufta më e gjatë në historinë amerikane”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Nga Ambasada u vendos në dukje se 120 mijë njerëz ishin evakuuar nga Kabuli, të sigurt.

“Ne përfunduam një nga transportet ajrore më të mëdha në histori. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij që shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur’.

Në përfundim vendos theksin se, “asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë. Vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë atë, dhe ne e bëmë atë sot “.

“Luftë në Afganistan nuk do të ketë më!”, ka deklaruar dje president amerikan, Joe Biden, fill pas largimet të forcave amerikane nga Afganistani.

Për Biden, 31 gushti nuk ishte një afat, por një shpëtim për forcat e SHBA-ve.