Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar efektivin 48-vjeçar, Sokol Canameti për korrupsion.

Mësohet se Canameti është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka korruptuar funksionarë të drejtësisë.

Punonjësi i Policisë Gjyqësore i mori një shumë prej 2000 eurosh një të burgosuri, në këmbim lirimin e tij nga qelitë. Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë Canametit, më 10 tetor të vitit 2022.

Pjesë nga njoftimi:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 181 datë 31.10.2022, procedim i regjistruar mbi bazën e materialit referues të dërguar nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.