Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza ndaj kreut të PD, Sali Berisha se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendi Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa është shpallur non grata nga SHBA ndërsa paralajmëroi se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian.

“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE, vijon të livadhisë i qetë”, tha Balla.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se kryeministri Edi Rama është një alet i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Berisha nënvizoi se flamuri i vërtetë i kësaj qeverie është flamuri serb.