Prej orës 18:00 në selinë blu ka nisur mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, mbledhje e cila vjen pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i iniciuar nga Sali Berisha, ku u vendos mes të tjerash, shkarkimi i Lulzim Bashës, por edhe vetë Kryesisë.

Burimet bëjnë të ditur se në mbledhje, Lulzim Basha ka kërkuar të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Gjithnjë sipas burimeve nga brenda selisë blu Basha mësohet se është shprehur që në “tubimin e sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos.

Propozimi i tij i parë në këtë mbledhje të Kryesisë mësohet se ka qenë thirrja e Këshillit Kombëtar. Po ashtu kërkohet parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat properëndimore, pro NATO dhe qëndrimi ndaj disa anëtarëve të saj për shkeljen e statutit. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij. Qëndrim politik nga Kryesia. Marrja e masave që janë në tagrin e Kryesisë. Shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të zbatojnë vendimin e Kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më datën 18 Dhjetor.