Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara për avionët rusë.

Vendimin e bëri publik në një dalje para Kongresit, ku tha se kjo ishte pjesë e sanksioneve kundër Putinit, për sulmin ndaj Ukrainës.

Biden paralajmëroi se hapi i radhës është “gjuetia” siç e quajti ai ndaj oligarkëve të lidhur me Putinin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shumë shpejt do të ketë ngrirje masive të aseteve të rusëve të lidhur me luftën.

Biden po ashtu tha se Putin nuk e di akoma se çfarë e pret. Ai tha se Presidenti rus po përpiqet që me sulmin në Ukrainë të nisë një sulm botëror, por llogaritë, sipas Biden, i ka bërë gabim.

Komentet i bëri gjatë fjalimit të përvitshëm mbi situatën e federatës, siç njihet mediatikisht “State of the Union”.