Deklarata e saj flet edhe për skenarë dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Lulzim Basha.
“Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime
1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit
2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.
Nëse në 8 Janar ka trazira apo një shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokakali.