Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3,435 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 321 qytetarë.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

Si pasojë e Covid në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe dy qytetarë, një 66-vjeçar nga Kruja dhe një 79-vjeçar nga Tirana.

Ministria njofton se në të gjithë vendin janë 5,220 raste aktive me Covid, ndërsa në spitale po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.