Dy persona të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri në 24 orët e fundit. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila thekson se janë evidentuar gjithashtu edhe 179 raste të reja.

Dy qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19 janë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Në spitalet Covid në Tiranë, por edhe ato rajonale janë duke marrë trajtim mjekësor 188 pacientë, 14 janë në terapi intensive, nga të cilët tre të intubuar.