Kryeministri Edi Rama është mikpritur nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali i vogël Zaho dhe disa ministra të kabinetit.

Ati i Shenjtë dhe kryeministri Rama kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike për të shënuar këtë ditë të shenjtë të rivendosjes së marrëdhënieve.

Më herët, Gjatë takimi me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin, kryeministri vuri në dukje dy objektivat si ndërtimi i faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Terezës në Shqipëri dhe një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.