Krahas paketës së ndihmës financiare, presidenti Trump ka vendosur veton edhe mbi projektligjin për shpenzimet e mbrojtjes, një shumë prej 740 miliardë dollarësh, projektligji i cili po ashtu muajin e kaluar kaloi në Kongres.

Kjo është hera e parë që në 60 vite një projektligj i tillë për mbrojtjen të mos nënshkruhet në ligj.

Trump kundërshton dispozitat që kufizojnë tërheqjet e trupave nga Afganistani dhe Evropa. Ai thotë se është antikushtetuese dhe bie ndesh me përpjekjet e administratës për t’i dhënë përparësi Amerikës në veprimet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.

“Është një ‘dhuratë’ për Kinën dhe Rusinë”, shkruante ai në një mesazh drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve.

Masa e Trump shkaktoi një reagim të ashpër nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi duke e quajtur atë “një akt të pamatur që dëmton trupat amerikanë, rrezikon sigurinë dhe minon vullnetin e Kongresit”.