Facebook është duke hequr opsionin “like” nga faqet e tij të ridizenjuara publike.

Këto faqe përdoren nga figura publike, artistë dhe marka, sipas Reuters.

Kështu, Facebook tani do të tregojë vetëm ndjekës, dhe përmes News feed do të tregojë mundësinë e bisedës, komunikimit dhe kontaktit.

“Ne po heqim pëlqimet dhe do të përqendrohemi te ndjekësit për ta bërë më të lehtë mënyrën se si njerëzit lidhen me faqet e preferuara”, tha Facebook.