403 kandidatë që asipirojnë për tu bere pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vazhdojnë më tej garen, për t’iu bashkuar këtij institucioni. Paraditen e së enjtes 424 aplikante zhvilluan testin logjik në ambientet e Pallatit të Kongreseve, por 21 prej tyre nuk e kaluan dot provën.

Për kalimin në fazën tjetër çdo kandidati i nevojiteshin të paktën 12 pikë nga ky test. Prova e ardhshme për ta do të jetë testimi i aftësive fizike.

Në përfundim të fazës së dytë, kandidatët fitues do të kalojnë në 2 teste të tjera, atë të aftësive fizike dhe në makinën e së vërtetës. Përmbyllja e këtyre fazave do të nxjerrë dhe 60 kandidatët fitues që do t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky proces pritet të përmbyllet në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Pas përzgjedhjes, 60 oficerët e BKH-së pasi të marrin detyrën zyrtarisht do të dërgohen për trajnim 1-mujor në SHBA për t’iu bashkuar më pas SPAK-ut.