Pavarësisht se disa shtete nordike kanë vendosur të pezullojnë vaksinën e Astrazeneca-s, autoritetet në Francë dhe Gjermani shprehen se nuk do ta ndalojnë injektimin me këtë vaksinë.

Ministrat e Shëndetësisë në të dyja shtetet shprehen se nuk ka arsye që të pezullohet përdorimi i tyre.

Suedia, Danimarka  dhe disa shtete të tjera ndaluan përdorimin e saj pas raportimeve të mpiksjeve të rënda të gjakut te njerëzit e injektuar me këtë vaksinë, por hetimet do të vijojnë.

Vaksina e AstraZeneca-s është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë.

Kur jepet në dozën e dytë, efektiviteti rritet në 82%.

Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit.