Gjithçka është zyrtare. Gianni de Biasi do të jetë trajner i kombëtares së Azerbajxhanit.

Ish-trajneri kuqezi firmosi sot. Ishte vetë 64-vjeçari, ai që e ka bërë me dije këtë fakt përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Sot nënshkrova (materialisht) kontratën që më lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021. Dëshirë e madhe për të filluar përsëri me një sfidë të re të madhe….”

Federata Azerbajxhanase e Futbollit ka konfirmuar se trajneri i ri do të mbërrijë më 10 gusht në Baku, për të filluar punën për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve, të cilat startojnë në shtator:“Bisedimet midis AFFA dhe Gianni De Biasi për emërimin e tij si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit ishin të suksesshme dhe sot u nënshkrua një marrëveshje.

Kontrata mbulon sezonin aktual të Ligës së Kombeve dhe raundin kualifikues të Kupës së Botës 2022. De Biasi është planifikuar të arrijë në Baku më 10 gusht”.

©Copyright Vala News