Kandidati i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë për pasardhësin e Kancelares Angela Merkel mbështet idenë e ushtrisë së Bashkimit Europian, por thotë se ajo ndoshta nuk do të formohet në të ardhmen e afërt.

Olaf Scholz i tha Frankfurter Allgemeine Zeitung se ushtria e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohet të njëjtit kontroll parlamentar si ushtria gjermane, e cila mund të vendoset vetëm me miratimin e parlamenteve kombëtare.

Në një intervistë të botuar të shtunën, Scholz tha se një marrëveshje mbi misionet ushtarake duhet të “arrihet në organet evuropiane, përfshirë Parlamentin Europian”.

Ideja e formimit të një ushtrie europiane është debatuar për vite me radhë, me disa nga 27 vendet anëtare të bllokut në favor dhe disa kundër.

Scholz tha se krijimi i tij “nuk është një temë afatshkurtër”.

Sondazhet e fundit të opinioneve për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit tregojnë se Partia Social Demokratike renditet e treta në mbështetjen e votuesve, pas Unionit Demokristian dhe të Gjelbërve të Angela Merkel.

Merkel tha se nuk do të kandidonte për një mandat të pestë.