Një gjykatës ka bllokuar përpjekjet e qeverisë amerikane për të ndaluar aplikacionin kinez që përdoret për mesazhe dhe pagesa, të quajtur WeChat.

Gjykatësja Laurel Beeler tha se ndalimi i kërij aplikacioni ngre pikepyetje serioze që lidhen me amendamentin e parë të Kushtetutës, që garanton të drejtën e fjalës.

Departamenti i Tregtisë kishte njoftuar ndalimin e aplikacionit WeChat në dyqanet online të aplikacioneve në SHBA, praktikisht duke e mbyllur atë.

Administrata Trump kishte pretenduar se aplikacioni kërcënon sigurinë kombëtare, pasi mund t’i jepte qeverisë kineze të dhënat personale të përdoruesve amerikanë.

Qeveria Kineze dhe aplikacioni WeChat kanë mohuar me forcë këtë pretendim.