Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë padinë e presidentit Meta lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Seanca është caktuar për në datën 3 qershor.

Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental u shembën në orët e para të 17 majit 2020, pas një aksioni ku morën pjesë forca të shumta policie dhe punonjës të IMT-së.

Prishja erdhi pas një vendimi të miratuar më herët nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ndërsa prishja çoi në përplasjen e aktivistëve për mbrojtjen e teatrit e qytetarëve me policinë.