Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit sipas saj.

Bashkia e Tiranës konfirmon se prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e futboll klub Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh.

Sipas burimeve, agjentët e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës, do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine. Gjithashtu sipas Bashkisë së Tiranës, ai ka mjaft asete të pajustifikuara, ndërsa një sërë veprash penale për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës do të shkojnë për evazion fiskal.

Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar dhe të dyshuar në një sërë veprash penale.