Gjykata Kushtetuese merr sot në shqyrtim rolin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nuk dekretoi ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj me arsyetimin se nuk ka përvojën e duhur politike dhe diplomatike dhe shtyu datën e zgjedhjeve të përcaktuar më parë.

Një tjetër padi në lidhje me rolin e tij është edhe padia mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit për të cilën ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet si çështje.

Padia u bë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku përfshihen edhe bashkitë e drejtuara nga opozita.