Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Britanik Tony Blair, Alastair Campbell ka publikuar videon nga mitingu përmbylllës i kryeministrit Edi Rama duke dalë publikisht në mbështetje të tij.

“Do dëshiroja të isha edhe unë atje! Mitingu përfundimtar i fushatës i Edi Ramës në Vlorë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të dielën. Suksese Edi. Tre mandate me radhë do të ishte një arritje e madhe dhe ka qenë kënaqësi të punoj me ju gjatë rrugës. Sikur të kishim edhe këtu një Kryeministër me gjysmën e trurit tuaj, kulturës, punën e palodhur, ndershmërinë dhe aftësinë tuaj”, shkruan Alastair Campbell.