Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) prej disa ditësh ka nisur kontrollet në terren për të vërtetuar certifikatën e vaksinimit të punonjësve të adminstratës publike.

Ndërmarrja e Ujësllës Kanalizime Tiranë ka qenë një prej institucioneve që kanë kontrolluar lidhur me pajisjen e kësaj certificate vërtetësie. Sipas inspektorëve kjo është ndërmarrja me ecurinë më të mirë të vaksinimit pasi shumica e punonjësve janë vaksinuar kundër Covid-19.

Me hyrjen në fuqi të vendimit për paraqitjen e pasaportës së vaksinimit për punonjësit e administratës shtetëtore dhe ata që janë në shërbim të qytetarëve, grupet e Inspektimit të inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kanë nisur kontrollet në terren për të verifikuar nëse punonjësit janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit ose jo, testin PCR ose certifikatën ku vërtetohet që punonjësit e kanë kaluar Covidin jo më shumë se 6 muaj më parë.