Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë një 47-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçare nga Kavaja, një 72-vjeçar nga Shkodra dhe një 75-vjeçar nga Korça.

Ndërsa, nga 917 testime të kryer në total, 162 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.