Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se qeveria po i rrit numrin e viktimave nga COvid-19, duke rënë ndesh me akuzat e bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë një interviste me gazetarët, Kryemadhi tha se kjo çështje i përket prokurorisë ta hetojë.

“Unë dua të merrem me të gjallët dhe jo me të vdekurit, të luftojmë sa më shumë që të shpëtojmë jetë. Por unë mendoj se e shtojnë numrin e te vdekurve. Vdesin nga infeksione dhe i shtojnë si covid”

Disa ditë më parë, Basha deklaroi në emisionin Opinion se qeveria po fsheh numrin e të vdekurve. Kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e mjekëve, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

E pyetur për fotot e qarkulluara nga morgu, Kryemadhi tha se nuk kanë dalë nga LSI dhe është kundër publikimit të tyre.