Ka lindur foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjëse spitali lindi vajzë.

Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna në janar kur ishte 36-javëshe shtatzënë. Tre javë më pas, sillte në jetë vogëlushen.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për beben e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”.

Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes përmes kordonit të kërthizës.