Rey Manaj mund të kthehet në Itali. Sulmuesi i kombëtares, aktualisht lojtar i Barcelonës B, i intereson ekipit të Crotones, që luan në Serinë A italiane.

Sipas mediave italiane, edhe Pescara po mendon për Manajn, i cili ka luajtur edhe më parë me këtë ekip, në sezonin 2016-2017.

Ndërkohë, Sadiku, i cili luan me Buyuksehir në Turqi, i intereson ekipit të Cosenzas, që luan në Serinë B.