Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e kësaj të hëne ka mbërritur në Shqipëri një pjesë tjetër e vaksinave Pfizer. Kreu i qeverisë thotë se kjo pjesë e dozave është pjesë e 22 mijë e 230 dozave që do të lëvrohen për Shqipërinë deri më 20 Prill.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama në Facebook.

Më herët, kryeministri njoftoi se është arritur një marrëveshje për vaksinat Sputnik. Brenda 10 ditësh në vendin tonë do të hyjnë 50 mijë doza nga vaksina ruse, sipas kreut të qeverisë.