Nesër pritet të ketë ndryshime të disa ministrave në kabinetin e tretë qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Sipas A2 CNN, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.

Megjithatë, pritet që këto ndryshime të zyrtarizohen ditën e hënë nga kryeministri Edi Rama.