Ish ministri i Brendshëm serb, Aleksandët Vulin është futur në listën e zezë të sanksioneve amerikane. Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive.

Thesari argumenton se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjithashtu SHBA ka sanksionuar edhe rusin Nikolayevich Andrey i cili kishte lidhje me kreun e Wagner, Prigozhin.

“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

“Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.
Si rezultat i sanksionimit nga SHBA të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personit të caktuar të përshkruar më sipër që janë në Shtetet e Bashkuara ose në posedim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC.

Gjithashtu, çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individualisht ose në total, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar gjithashtu bllokohet. Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose që kalojnë tranzit) në Shtetet e Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe, janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC, ose përjashtohen. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose për të mirën e çdo personi të bllokuar,