Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës. Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë lënë në burg, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Panol At Nikolla më detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë është pezulluar nga detyra dhe të ndalojë ushtrimin e funksioneve publike me akuzën e korrupsionit pasiv. Detyrim paraqitje është caktuar për Besnik Hykën me akuzën e kurrupsionit aktiv ndërsa e njëjtën masë për të njëjtën akuzë është dhënë edhe ndaj Ilir Ahmetajt e Gëzim Bazha.

Fax News ka siguruar dosjen e zyrtarëve të Hipotekës që u vendosën në pranga gjatë operacionit të koduar “Ndërmjetësi”.

Nga transkiptimet e përgjimeve, Gazmend Canaj dhe Admir Burri, kanë marrë përsipër nxjerrjen e dokumentave të pronësisë së shtetasit Besnik Hyka kuyndrejt vlerave të caktuara monetare. Për këtë, më datë 30:04.2021, Besnik Hyka telefonon Gazmend Canen

Po si spo më qisin mua nja dy letra aty ke hipoteka, s’po mi japin, më kërkojnë lekë o vlla… ia kam dhonë lekët dikujt, dhe më thotë jo po më kërko një tjetër prap lekë”.

Ndërkohë që Cane i thotë të shkonte ta takonte ditën e hënë se të martën fillonte puna. Në përgjime është zbuluar një tjetër mesazh që Hyka i dërgon Canajt më datë 04.06.2021.

“Gazi, ke 2 miljon lek në dorë vetëm qit çertifikatën e tokës i kam futur dokumentat”

Një ditë më pas, i dërgon po të njëjtit person një tjetër mesazh

“O gjigant a e ke vu ne vi gjo”

Më 15.06.2021 Gazmend Canaj bisedon në telfon me Admir Burri, me të cilin bëjnë edhe llogaritë për ndarjen e parave.

Adi: S’kam ça rregulloj as i gjo vëlla se nuk ka asnji në punë, janë tu u mor me emrimet

Gazmendi: Domethënë morim içik më shumë ne?

Adi: Vëllain tem unë domethonë pazaret i kom bo siç kemi fol neve. Niku thotë tek çinkue a kupto, normalisht do ti lejmë diçka Panolit, tjerat i kena unë dhe ti, kaq

Gazmendi: Po mirë, jatm shyqyr

Adi: Atë dyshen që i kam thonë që në fillim do i marin ata, që pretendojnë shumë fare a kupto? Ne nga tonat do rrespektojmë Panolin, tjerat i kena unë dhe ti, kaq, ti ça hallin qan, kshu që po hongre ti, ha unë, po hongra unë, ha ti.

Më datë 22.04.2021 Gazmend Canaj telefomnon Admir Burrin ku  është skriptuar kjo bisedë:

Sinkron: “Po po e ka firmos vëlla, ka maru. Tani do ta nxjerri që të marr dhe numrin re protokollit të kalojë dhe te posta… Të marr numrin, dhe ti thush do vijë posta me këtë numër protokolli, dosja e Gani Hamit Budini, ta rregulloj vet ai, se do i shkojë me postë…”