Anëtarët demokratë të Kongresit të Premten shpërndanë një draft fajësimi kundër Presidentit Donald Trump me titull “Nxitja e Kryengritjes”.

Një kopje e draftit, e siguruar për NBC Neës akuzon Presidentin në ikje se: “Donald John Trump u përfshi në Krime të Larta dhe Kundërvajtje duke nxitur me dashje dhunë kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”

Nëse ky draft miratohet, atëherë Trump nuk do të lejohet të kandidojë sërish për President.

Ndwrkohw, Twitter ka mbyllur përgjithmonë llogarinë e Donald Trump, duke e cilësuar atë si rrezik për nxitje të dhunës, pasi ngjarjeve të fundit në Kongresin amerikan.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës”, tha kompania. Twitter thotë se e mori vendimin “bazuar në një numër faktorësh”, përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë.

Të enjten, Facebook, njoftoi se do të ndalojë Presidentin Donald Trump të postojë në llogarinë e tij, të paktën deri në përurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.