Pasi nuk arritën të gjenin dakordësinë me qeverinë për kërkesat e tyre, pedagogët e universiteteve organizuan këtë të mërkurë një protestë në shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Disa dhjetëra pedagogë nga Tirana dhe qytete të tjera kërkuan rritje page dhe kushte më të mira për arsimin e lartë.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi, deklaroi disa ditë më parë që, nëse as këtë herë nuk do të merren parasysh kërkesat, ata do të bojkotojnë vitin e ri akademik.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publik.