Sukses i jashtëzakonshëm i mjekëve tanë duarartë… 

(Ky ekip i jashtëzakonshëm përbëhej nga Dr. Arlind Myftari, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqi, Dr. Alba Bimo si dhe stafi infermieror që asistoi gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale)

Për herë të parë, më 15 nëntor 2023, nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në QSUT, u realizua me shumë sukses një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë.

Personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë (FHEIG). Kjo sindromë, ishte ipari rast i evidentuar në Shqipëri.

Falë ekspertizës së stafit mjekësor, pacienti fëmijë gëzon sot shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Bashkë me urimin për suksese të mëtejshme, redaksia e VALA NEWS përcjell falënderime pa fund për këtë ekip të jashtëzakonshëm që përbëhej nga Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqi, Dr. Alba Bimo si dhe stafi infermieror që asistoi gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale.