Një situatë e pazakontë vijon prej disa ditësh në Kanada prej disa ditësh ku një mot i nxehtë po “përvëlon” vendasit që nuk janë përballur me një ngjarje të ngjashme prej më shumë se 84 vitesh.

Sipas autoriteteve zyrtare, të paktën 69 persona kanë humbur jetën në zonën e Vancouver për shkaqe që lidhen me temperaturat e lartë, të cilat në disa raste kanë shkuar mbi 49 gradë Celsius, duke thyer dhe rekordin kombëtar.

Pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar dhe për këtë arsye një thirrje iu është drejtuar të gjithë qytetarëve që të shmangin daljet në orët më të nxehta të ditës.