Oficerja e Policisë së Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, video e të cilës është bërë virale në internet ku shfaqet duke kërcyer në prehrin e shefit të saj, është me origjinë shqiptare. Ajo quhet Vera Mekuli dhe është 26 vjeç.

Ajo ka qenë në një festë së bashku me kolegët e saj të policisë dhe shefin e tyre, togerin Nick McGarry, i cili është i martuar.

meborder=”0″ src=”https://players.brightcove.net/4137224153001/6aIMRO3kiI_default/index.html?videoId=6288064077001″>

Nën ritmin e muzikës dhe të alkoolit, Vera Mekuli bën kërcim sensual në prehrin e shefit të saj.

Por pas publikimit në rrjetet sociale të kësaj video, reagimet kanë qenë të shumta. Dhe kjo për faktin se togeri McGarry është i martuar.

Policja 26-vjeçare ka reaguar me anë të një video për tabloidin amerikan TMZ, ku kërkon ndjesë për veprimin e saj. Falje i ka kërkuar sidomos bashkëshortes së kolegut të saj.