Presidenti rus Vladimir Putin, 68 vjeç, ka refuzuar të vaksinohet me Sputnik V këtë dimër, vaksina ruse kundër infeksionit COVID-19.

Aludohet se bashkëpunëtorët më të afërt i kërkuan Putinit që të vaksinohej publikisht, në mënyrë që të inkurajonin njerëzit të fillonin imunizimin në masë.

Por ai u tha gazetarëve në një bisedë joformale se nuk donte të ishte si një “majmun para kamerës”, raporton Daily Mail, duke iu referuar kolegëve nga Moska.

Kommersant njoftoi se presidenti rus planifikon të vaksinohet, vetëm në fund të verës ose në fillim të vjeshtës, pa shpjeguar më tej atë vendimin.

Në Perëndim, Putini u kritikua ashpër vitin e kaluar, kur ai karakterizoi publikisht Sputnik V si të sigurt për t’u përdorur. Ndodhi kjo në gusht të vitit të kaluar, pasi vaksina nuk ishte licencuar zyrtarisht në atë kohë.

Bazuar në provat e fundit, vaksina Sputnik V ka treguar një efikasitet prej 92 përqind.