Qeni i parë që rezultoi pozitiv për Covid-19 në SHBA e ka humbur betejën me sëmundjen.

Buddy, ‘shepherd-i’ gjerman 7-vjeçar që jetonte me një familje në ishullin Staten ngordhi më 11 korrik. Ai nisi që të kishte probleme me frymëmarrjen në mes të prillit, shkruan National Geographic.

Qeni filloi që të shfaqte simptoma të virusit jo shumë vonë pasi iu shfaqn pronarit të tij Robert Mahoney.

Për 6 muajt e ardhshëm, Buddy nisi që të humbasë peshë dhe të bëhej gjithnjë e më letargjik. Kjo bëri që të zotët e tij të alarmoheshin. Katërputroshi u dërgua tek një veteriner, i cili u tha se qeni ishte infektuar me koronavirus.

‘Buddy ishte dashuria e jetës sonë. Ai u sillte gëzim të gjithëve,” u shpreh llison Mahoney për National Geographic.

Të dhënat mjekësore tregojnë se Buddy me shumë mundësi kishte lymphoma kur ngordhi, por mbetet e paqartë se çfarë roli mund të ketë pasur diagnostikimi me koronavirus në përkeqësimin e situatës.

Ai ishte një në më pak se 25 kafshë që janë raportuar si pozitivë për koronavirusin në vend, një listë kjo që përfshin 12 qen dhe të paktën 10 mace.