Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu inspektuan, të mërkurën, punimet për spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Spitali me 317 shtretër kapacitet pritet të përfundojë në shtator 2021.

Manastirliu tha se investimi prej 14 milionë eurosh për ndërtimin dhe 5 milionë euro për aparaturat po bëhet nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Rama tha se degradimi që kishte pësuar spitali gjatë qeverisjes së kaluar ‘ishte pasqyra më rrëqethëse e degradimit shumëvjeçar të shërbimit shëndetësor shqiptar, një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, që vazhdonte quhej për inerci shërbim shëndetësor.’

Sipas Ramës, spitali i ri do të ketë standarde europiane.

Kryeministri tha se shëndetësia ka ende nevojë për investime dhe punë duke filluar nga rritja e domosdoshme dhe e konsiderueshme e rrogave të personelit shëndetësor.