17 vatra aktive zjarresh kanë detyruar autoritetet lokale në Sardenja të Italisë të marrin masa të menjëhershme për të mos lejuar që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të kërcënojnë zonat e banuara në ishull.

Situata më e rënduar paraqitet në pjesën veriore të ishullit, ku terreni është edhe më i vështirë dhe për këtë arsye është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.

Mbi 17 avionë Canadair vijojnë punën prej orësh për të vënë flakët në kontroll. Gjithashtu 4 helikopterë janë angazhuar për shuarjen e vatrave në Loiri Porto San Paolo dhe Galtelli.