Gjashtë shtete anëtare të OKB-së, SHBA-ja, Shqipëria, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përhapur propagandë se SHBA ka laboratorë të luftës biologjike në Ukrainë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit këto shtete deklaruan se këto akuza bëhen nga Kremlini për të justifikuar sulmin e saj të paprovokuar ndaj Ukrainës. Ambasadorët e shteteve perëndimore në një deklaratë të përbashkët theksuan se Rusia dhe jo Ukraina zotëron prej kohësh një program të armëve biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe ka një histori të mirëdokumentuar të përdorimit të armëve kimike dhe biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha se afër kufirit të Rusisë me Ukrainën nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike por vetëm objekte shëndetësore publike të mbështetura nga qeveria e SHBA-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveritë e tjera dhe institucionet ndërkombëtare.