Kongresi amerikan vendosi që vitin të kaluar për heqjen e sanksioneve 33-vjeçare për armët ndaj Republikës së Qipros. Ato u vendosën në 1987-ën, 13 vite pasi Turqia pushtoi veriun e ishullit duke penguar përpjekjet e juntës ushtarake greke për bashkimin e Qipros me Greqinë

Në mesin e tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, Uashingtoni jep shenja mbështetje për Greqinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi nisjen e lehtësimit gradual të sanksioneve ndaj Qipros, që do të finalizohet me heqjen e plotë të tyre. Përmes Twitter, Pompeo u shpreh se është hequr ndalimi i shitjes për Qipron, të pajisjeve të mbrojtjes që nuk shkaktojnë vdekje.

Për Ministrinë e Jashtme turke, vendimi i Uashingtonit godet rëndë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për paqe në Mesdheun Lindor. Turqia i bën thirrje Shteteve të Bashkuara ta rishikojnë këtë vendim.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se vendimi “neglizhon barazinë dhe ekuilibrin” në ishull dhe se Ankaraja pret që ajo të rishikohet.

Ai paralajmëroi që Turqia, nëse nuk do të ishte kështu, “do të ndërmarrë hapat e nevojshme reciproke, në përputhje me detyrimin e saj ligjor dhe historik për t’i garantuar sigurinë popullit turk në Qipro”.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se sado që frontet të bashkohen, Turqinë nuk do të mund ta mposhtin. Qeveria qipriote është e përfshirë në plane të përbashkëta me Greqinë për nxjerrjen e gazit në zonat e diskutueshme të Mesdheut Lindor që pretendohen edhe nga Turqia.

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë

Ankaraja dhe Athina kanë thënë se janë të gatshëm për të zgjidhur çështjen përmes dialogut, por të dy palët këmbëngulin gjithashtu në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kongresi amerikan vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar heqjen e sanksioneve 33-vjeçare për armët ndaj Republikës së Qipros. Ato u vendosën në 1987-ën, 13 vite pasi Turqia pushtoi veriun e ishullit duke penguar përpjekjet e juntës ushtarake greke për bashkimin e Qipros me Greqinë.

Por tani vendimi vjen mes tensioneve në rritje në Mesdheun lindor midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtën për burime të mundshme të naftës dhe gazit.

Qipro u nda në 1974 pas pushtimit turk dhe disa përpjekje për një armëpushim midis të dy palëve përfunduan me dështim.