KOSOVA
Çlirimi, Pavarësia dhe Prosperiteti i Saj…
( nga tragjedia Molosheviç në komedinë Vuçiç)
_____

Ky është titulli i punimit tim rreth 180 – 200 faqe që do të botohet në muajin qershor ose korrik të këtij viti

Më poshtë po jap një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes si brendi e tij.
_____

Hyrje

Ne shqiptarët tani jemi tamam në kohën tonë historike kur:
Në një luftë 300 vjrçare kundër nesh, ne e mundëm përfundimisht terrorin dhe antishqiptarizmin serb.
Serbia tani për historinë është përfundimisht një ish shtet pushtues i Kosovës, që shqiptarët e kanë mundur në luftë.
Dhe supremacia shqiptare do të vijojë.

I.
Rrëzimi i komunizmit në Shqipëri nuk ishte ende koha për shqiptarizmin e madh. Periudha 1992 – 1997, ishte e rrezikshme për shqiptarizmin. Historia ende nuk e ka shfaqur mendimin, por dokumentet janë.

Që në vitin 1992 për historinë e Shqipërisë ngrihej kjo pyetje:
Kush do ta fitonte luftën në Ballkanin Perëndimor Rusia me Serbinë apo Amerika me Shqipërinë?
Ja kjo ishte në thelbin e vet lufta e viteve 90′ të Shekullit që kaloi: Rusia me Serbinë donin të shkatërronin dhe ta zhduknin botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, në këtë luftë fuqia dhe inteligjenca për historinë që tregoi Amerika, jo vetëm që me politikë të madhe e mundi Rusinë, por në të njëjtën kohë çliroi edhe Kosovën nga pushtimi shekullor i Serbisë.

Prandaj…
Ne shqiptarët duhet të kujtohemi gjithmonë se Kosova e mori pavarësinë e vet në një luftë gati Botërore.
Dhe në lidhje me këtë, duhet ta themi atë që ende nuk e kemi thënë: ishte kryengritja popullore e vitit 1997 në Shqipëri, që e shkallmoi shpresën e Beogradit për shkatërrimin, destabilizimin dhe shpërbërjen e Shqipërisë e të Kosovës.

Ne shqiptarët, pa konsideratë historike, e kemi quajtur kryengritjen e vitit 1997 për rrëzimin e Sali Berishës, një fatkeqësi që shkatërroi vendin. Por, nuk është kështu: e vërteta historike është se kryengritja e vitit 1997 në Shqipëri shkatërroi përfundimisht planin ruso – serb për shkatërrimin historik të Shqipërisë, zhdukjen e saj si shtet, dhe eliminimin historik të çështjes së Kosovës.
Po si është historia e kësaj ngjarjeje?

II.
Kryengritja e vitit 1997 filloi si revoltë për humbjen e madhe financiare të shqiptareve, si pasojë e falimentimit të firmave rentiere piramidale.
Por, vetë këto skema, tani është e vërtetuar se u instaluan sipas një skeme serbe.
Por falimentimi i tyre dhe mosdhënia e dorëheqjes së kryeministrit Meksi e presidentit Berisha, solli një revoltë kryengritëse të shqiptarëve.
Dhe ishte pikërisht kjo kryengritje që, në fakt, rrëzoi skemën serbe për destabilizimin e Shqipërisë.

Dhe, si ia arritën shqiptarët kësaj?
Kjo u arrit me ndërhyrjen brilante të politikës amerikane, e cila përpunoi politikën e presidentit Bill Klinton dhe çliroi Kosovën nga pushtimi I gjatë I Serbisë

Prandaj, pikërisht për këtë…

Në vitin 1997 spikatën dy forca në lidhje me njëra tjetrën që shpëtuan Shqipërinë.
Dhe këto ishin:
1. Kryengritja e shqiptarëve në jug të Shqipërisë nga Vora në Gjirokastër, Sarandë e deri në Tiranë
dhe
2. Aftësia brilante e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Tiranë, zonjës së nderuar Mariza Lino, e cila solli më në fund forcën e politikës amerikane në Shqipëri.
Por kryengritja shqiptare e vitit 1997 dhe dështimi i reaksionit serb me veglat e tij në Tiranë, krijuan në fakt politikën brilante botërore që rrëzoi diktatirin Sllobodan Milosheviçin në Beograd. Milosheviçi donte të zhdukte shqiptarët nga Ballkani Perëndimor, por shqiptarët fituan pavarësinë e Kosovës.

Si e ka shpjegimin historik kjo?

III.
Tani është e qartë se rrëzimi i regjimit antishqiptar në Tiranë, që kishte vijuar nga viti 1992 e deri në vitin 1997, krijoi në Jugosllavi grushtin e agresionit antishqiptar me ardhjen në fuqi të diktatorit antishqiptar Sllobodan Milosheviçit si president i Jugosllavisë.
Gjithë shpresa antishqiptare e Rusisë tani ishte e përqendruar në Beograd me diktaturën dhe tiraninë antishqiptare deri në terror të diktatorit Sllobodan Milosheviçi.

Dhe ja raporti me gjendjen në Shqipëri gjatë vitit 1997:
Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, pas sulmit të madh revoltues të shqiptarëve dha dorëheqjen në 24 korrik të vitit 1977.
Kurse në Beograd, Sllobodan Milosheviçi që kishte ardhur si president i Republikës të Sebisë me kërcënimin verbal e ushtarak kundër Kosovës dhe shqiptarëve etnikë, u shpall president absolut i Jugosllavisë dhe diktator i saj më 23 korrik të itit 1997.
Ky diktator terrorist tani kishte katër muaj që luftonte për grusht shteti me tendencë të hapur për pastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, dhe dëbimi i tyre në Shqipëri.

Shqipërisë dhe sidomos shqiptarëve në Kosovë iu kanos një rrezik shumë madh historik për ekzistencën e tyre, por edhe politika e mbrojtja amerikane kundër histerisë antishqiptare të Sllobodan Milosheviçit, ishte e sigurt dhe e një niveli të lartë historik.

IV.
Në këtë periudhe gjithçka ishte e mbërthyer te Kosova.
Sllobodan Milosheviçi dhe reaksioni serb donin që me luftë dhe terror vrasës antishqiptar të bënin pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Dhe me këtë skemë makabër ishin në rrezik historik 6 milionë shqiptarë: edhe Kosova, edhe Sqipëria.
Kurse në rrezik imediat ishte Kosova.
Kush do të fitonte në këtë luftë finale, shqiptarët apo serbët?
Por pikërisht këtu në këtë luftë e kapi nismën e vet shkatërrimi i Jugosllavisë dhe çlirimi i Kosovës, e gjithashtu edhe shpëtimi i të gjithë popullit shqiptar nga histeria beogradase e diktatorit Sllobodan Milosheviç.

Reaksioni serb që pushtoi Jugosllavinë me Milosheviçin si diktator dhe president, gjithçka e kishte ngritur si ekemë kundër shqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë kjo ka qenë ëndërra historike 300 vjeçare e Serbisë kundër botës shqiptare në Ballkanin.
Por, pikërisht kjo u bë në fakt vetë shkaku për shpërbërjen e Jugosllavisë me 6 republika, duke përfunduar vetëm me dy të tilla: Serbia dhe Mali i Zi.
Gjithsesi të katër republikat e ish Jugosllavisë nuk mund ta pranonin terrorin antishqiptar, dhe prandaj shpërbënë federatën e Jugosllavisë.

V.
Na duhet tëntheksojmë se destabilizimi i Shqipërisë gjatë vitit 1997 kishte organizim edhe të Greqisë, edhe të Serbisë me veglat e tyre në Tiranë. Por agresionin e mundshëm grek që kishte hyrë në jug të Shqipërisë, e shpartalloi kryeministrja e famshme e Turqisë, Tunsun Çiller, e cila e kërcënoi hapur me luftë qeverinë greke në mbrojtje të Shqipërisë; dhe në jug gjithçka u neutralizua.

Por mbetej tirania Milosheviç, e cila filloi me spektër të gjerë në vitin 1998 gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.
Në Shqipëri, deri gjatë vitit 1999, erdhën me shpërngulje rreth 1.2 milionë shqiptarë të Kosovës.
Por që në janar të vitit 1993 në Uashington kishte ardhur si president Bill Klinton. Një nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës.
Koha po ecte me këtë reaksion të dhunshëm serb për të eliminuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por politika amerikane, me Presidentin e saj Bill Klinton u tregua brilante.

Banditizmi serb i Milosheviçit që kishte marrë Jugosllavinë tani ishte i hedhur në sulm kundër Kosovës. Por presidenti Bill Klinton në këtë kohë të rëndë e të rrezikshme për shqiptarët, punoi si një mjeshtër i madh i luftës. Ai e dinte që Milisheviçi do të shkonte në pastrimin etnik të Kosovës, dhe në politikën e tij i kishte marrë të gjitha masat, sidomos për neutralizimin e politikës së Rusisë.

Politika Klinton, pasi e neutralizoi Rusinë, me qetësi e kishte përgatitur që në vitin 1998 skemën për bombardimin e Beogradit dhe kapitullimin e Serbisë.
Në Uashington këtë na i tha hapur në takim edhe Madalen Ollbrjat.
Por koha ecte.
Dhe pastrimi etnik e genocidi antishqiptar i Milosheviçit kulmin e vet e arriti në vitin 1999.
Por, ky vit, ishte vetë fundi i diktatorit Milosheviç.
Bill Klinton, i sigurt në skemën e tij në mbrojtje të shqiptarëve të rrezikuar deri në ekstrem nga banditizmi Milosheviç, në 24 mars të vitit 1999 urdhëroi bombardimin e Beogradit dhe qyteteve serbe, për tërheqjen e trupave pushtuese sebe nga Kosova, tani e pushtuar ushtarakisht nga ushtria e Milosheviçit.
Shqiptarët filluan shpresën, dhe në Jugosllavi u formuan Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kurse nga Shqipëria u dyndën ndihmat ushtarake drejt Kosovës.
Bombardimi i Brogradit vazhdoi deri në kapitullimin e Milosheviçit dhe Kosova u çlirua dhe u shkëput nga Jugosllavia, me Marrëveshjen e Kumanovës më 12 qershor të vitit 1999. Dhe ndërkohë shqiptarët refugjatë të Kosovës në Shqipëri, me festë, filluan të kthehen në shtëpi të e tyre, në tokat e veta dhe në qytet e tyre në Kosovë.
Historia e Shqipërisë në vitin 1999, me ndihmën e madhe të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit të saj Bill Klinton, erdhi në fitoren e vet historike të Bashkimit të Kombit të copëtuar shqiptar nga pushtuesit tani të mundur në luftë.
Po tani?
Tani nuk ka më asnjë rrezik, shqiptarizmi është në progres maksimal, kurse Serbia ka kaluar nga Tragjedia Milosheviç në Komedinë Vuçiç.

_____