Me një ardhme që pritet të marrë zgjidhje dita ditës, Thomas Strakosha ka tashmë një tjetër alternativë përveç kampionatit anglez të futbollit.

Gjigantët e Borusia Dortmund kanë shfaqur interes për portierin e kombëtares kuqezi që ka humbur vendin e titullarit te Lazio, që pas rikthimit nga infektimi me Covid-19, ndalesë që u shoqërua më vonë edhe me një lëndim muskulor.

“Po flasim për një skuadër të madhe, të rinj shumë të talentuar. Do të ishte interesante të jesh atje, mbi të gjitha në një stadium që tejmbushet dhe me tifozë që dhurojnë një atmosferë spektakolare. Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më intereson. Sinqerisht, kush nuk do të tundohej nga një ofertë e tillë”, janë fjalët e gardianit Strakosha i intervistuar media gjermane e Sky Sport.