Pfizer dhe BioNTech thanë se ata do të paraqisnin “brenda ditësh” vaksinën e tyre Covid-19 për aprovimin emergjent në SHBA dhe BE, pasi të dhënat e reja treguan se ishte edhe më efektive se sa ishte raportuar më parë, shkruan Financial Times.

Vaksina rezultoi të ketë një normë efikasiteti prej 95 përqind, thanë kompanitë, duke qenë në të njëjtat nivele me rezultatet e publikuara këtë javë nga rivali i vaksinës Moderna. Të dy vaksinat ka të ngjarë të aprovohen përpara fundit të vitit, duke rritur shpresat se bota do të jetë në gjendje të ketë një element të fortë në betejën kundër koronavirusit.

Rezultatet e studimit shënojnë një hap të rëndësishëm në sfidën historike tetë-mujore për të prodhuar një vaksinë të aftë që do të ndihmonte ti jepej fund kësaj pandemie shkatërruese, “tha Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, duke shtuar se kompanitë po ndajnë të dhënat me rregullatorët në të gjithë botën.

Në provat globale të fazës 3 që përfshinë më shumë se 43,000 njerëz, 170 u vunë re që kishin kontraktuar koronavirus, nga të cilët 162 u ishte dhënë placebo, thanë kompanitë. Vetëm tetë nga ata që kishin marrë dy doza të vaksinës BioNTech-Pfizer zhvilluan sëmundjen dhe vetëm një u sëmur rëndë, ndërsa nëntë nga grupi i placebo zhvilluan Covid-19 të formës së rëndë.

Në provën e vaksinave të kompanisë tjetër Moderna, e cila publikoi ​​rezultatet e para të hënën, duke treguar një shkallë efikasiteti prej 94.5 përqind, asnjë pjesëmarrës që mori vaksinën nuk zhvilloi një formë të rëndë të Covid-19. Njëmbëdhjetë pjesëmarrës në grupin e tij placebo zhvilluan simptoma të rënda.

Ç’është më e rëndësishmja, dozat e BioNTech-Pfizer ishte pothuajse po aq efektive në njerëzit mbi 65 vjeç, të cilët janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe që nganjëherë reagojnë më pak ndaj vaksinimit. Vaksina performoi në mënyrë të ngjashme në të gjitha grupet e ndryshme racore dhe etnike dhe prova nuk identifikoi ndonjë shqetësim serioz.