Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, dy personazhe të njohur të drejtësisë shqiptare tentua sot të arratisen nga burgu “313” në Tiranë.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Xhensila Kodra, dy të dënuarit tentuan të largohen gjatë orarit të ajrimit. Për të realizuar planin e tyre ata kanë përdorur një litar të improvizuar dhe kanë tentuar të ikin nga pjesa e pasme për t’u shpëtuar kështu punonjësve të sigurisë.

Ndërkohë, tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses. Rasti do të referohet në prokurori nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ata do të përballen me akuzën akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sakaq, burime bëjnë me dije se kanë nisur hetimet nëse ka policë burgjesh te përfshirë si bashkëpunëtorë, raporton abcnews.al.

Arbër Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar pë grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”. Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë.

Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari.